Ndërlidhjet

BAKU


Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja për raketat antibalistike do t’i japë fund Luftës së Ftohtë dhe nuk do të fillojë tjetrën, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i cili arriti në Azerbejxhan për të filluar turneun në Kaukaz ku do të përqëndrohet në lidhjet e reja ushtarake me ish republikat Sovjetike në ate rajon.
Duke folur në Baku, Rumsfeld ka thënë se është koha të shihet përpara në shekullin e 21 dhe jo të kthehet Lufta e Ftohtë. Rumsfeld ka thënë se Marrëveshja ABM e vitit 1972 nuk bëri asgjë për ndalimin e garave në armatim kur ato ishin në kulm.
XS
SM
MD
LG