Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Helikopterët e armatës izraelite, në orët e hershme të mëngjezit, kanë sulmuar caqe palestineze në Brezin e Gazës si hakmarrje për sulmet palestineze me granata, shpjeguan zyrtarët ushtarakë izraelitë.
Sulmet me raketa kanë pasur në shënjestër objektet e sigurisë së Autoritetit Palestinez në kampin e refugjatëve Jabaliya, në veri të Gazës. Raportohet për dëmtime të objekteve, por jo për të plagosur.
QYTETI I GAZËS
Policia palestineze thotë se Autoriteti palestinez ka mbyllur 33 zyra të grupeve radikale, Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Bregun perëndimor dhe në Brezin e gazës.
Policia sqaron se këto zyra janë mbyllur me urdhërin e liderit palestinez, Yasser Arafat që e kishte dhënë të mërkurën, pas valës së sulmeve vetëvrasëse kundër Izraelit që i kishin bërë këto dy grupe.
XS
SM
MD
LG