Ndërlidhjet

TORA BORA /AFGANISTAN


Forcat afgane aleate me Shtetet e Bashkuara thonë se kanë arritur fitore duke pushtuar pozicionet e fundit të Al Kaidës në rajonet malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit, pas sulmit të përgjithshëm që filluan në mëngjes dhe bombardimeve të aviacionit amerikan.
Dy komandantë të tyre thonë se 200 guerrilë janë vrarë, 25 janë zënë të gjallë dhe ndjekin të tjerët që orvaten të arratisen, por se nuk kanë informata për vend-ndodhjen e Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG