Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka thënë se Osama bin Laden, i dyshuari kyresor për sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara, besohet se ende është gjallë.
Powell i ka deklaruar televizionit NBC se Shtetet e Bashkuara nuk kanë arsye të besojnë se bin Laden është vrarë apo zënë i gjallë dhe nuk e dinë se ku ndodhet ai. Powell ka thënë se ai nuk mund të konfirmojë raportet që bin Ladeni është arratisur nga rajoni Tora Bora i Afganistanit.
XS
SM
MD
LG