Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ministri i Financave i talibanëve të dëbuar të Afganistanit, Mullah Agha Jan Mutasim, citohet të ketë thënë se pushteti i milicisë radikale ka marrë fund dhe populli nuk duhet t’i paguajë asgjë dhe kërkujt në emër të talibanëve. Ai ka thënë se po të vendoset qeveri stabile Islamike në Afganistan, atëherë talibanët nuk kanë ndërmend të ndërmarrin kurrfarë aksioni ndaj saj.
Mutasim ka thënë se vend-ndodhja e liderit suprem taliban Mullah Omarit është sekret, kurse ajo e Osama bin Ladenit nuk dihet.
XS
SM
MD
LG