Ndërlidhjet

RINDËRTIMET E PASLUFTËS KANË KUSHTËZUAR SHKATËRRIMIN E MËTEJMË TË SHUMË KULLAVE TE DËMTUARA


Jolyon Naegele, Radio Evropa e Lirë Deçani është i njohur për numër të madh të kullave, shumica e të cilave u dëmtuan gjatë luftës. Një prej tyre ishte xhami, por e ndërtuar në stilin e kullës tradicionale dhe e vjetër ndërmjet 120-200 vjet.

Në fshatin Gllogjan, pikëqëndresë e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kulla e parë, në shekullin 21, është ndërtuar në një kodër në mesin e varrezave të guerilëve të vrarë shqiptarë në luftimet kundër forcave serbe në vitin ‘98 dhe ‘99.
Forcat dhe paramilitarët serbë kanë shkatërruar pjesën dërmuese të më shumë se 500 kullave në Kosovë gjatë luftimeve dyvjeçare, në një përpjekje transparente për të asgjësuar një ndër shenjat më të dukshme të pranisë së shqiptarëve në këto hapësira për shekuj me rradhë.

Sidoqoftë, kulla e re në Gllogjan nuk do të jetë e banuar, por do të jetë muze. Muret e saj janë bërë nga gurët nga më se 30 kullat e rrënuara në fshatrat e tjera në Kosovën pëendimore. Një nga gurgdhendësit që kanë punuar në ngritjen e saj është Afrim Paqarrizi.
Ai thotë "ky është simbol i vjetër, traditë e shqiptarëve. Ky është një simbol i moqëm si thotë populli, apo si e qujanë rrafshi i Dukagjinit".

Sali Caca, nga Deqani, nënkryetar i kësaj komune disponon me rreth 20 mijë fotografi të kullave që i kishte bërë para fillimit të luftimeve në vitin ‘98 dhe ‘99. Mjerisht ai thotë se rindërtimet e pasluftës kanë kushtëzuar shkatërrimin e mëtejmë të shumë kullave te dëmtuara.
"Është një tragjedi kombëtare për humbjen e këtyre vlerave materiale, kulturore dhe shpirtërore, të vetmet që u kanë qëndruar shekujve deri në ditët e sotme. Tragjedinë më të madhe e pësuan në luftën që u bë. Këtu është bërë një gjenocid në kulturën dhe në vlerat tona nga populli serb gjegjësisht Jugosllavia apo Serbia. Një numër i tyre simbolik që tani ka mbetur dhe ato gërmadha të cilat ishin dhe qëndruan në vende të rrëzuara, fatkeqësisht, sot dita ditës, njerëzit për ta liruar vendin për një shtëpi apo diçka tjetër, fatkeqësisht, pra, detyrohen dhe janë të obliguar ndoshta të kryejnë një tragjedi tjetër apo një dhunim tjetër për ti larguar ato gërmadha nga vend ku gjinden, kështu që dita më ditës po humbin edhe ato” – thotë Sali Caca.

Drejtoresha e Institutit për mbrojtjen e monumenteve historike në Prishtinë, arkitektja Behije Dashi, thotë se është duke u punuar në disa projekte për rindërtimin e kullave, pavarësisht që kjo bëhet në kushte shumë të vështira.
Prapa projektit të ri-ndërtimit të kullave në rajonin e Gllogjanit dhe Dukagjinit qëndron njeriu i asaj ane, ish lideri i UÇK-së, tash politikan dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se synon të filloj punën në projektin e rindërtimit të shume kullave në fshatrat Koshare, Smolicë, Junik, Ponoshec, Mulliq dhe Novokaz: "Xhamia do të ndërtohet në stilin e vjetër d.m.th. ne kemi parashtruar që të ndërtohet në stilin e vjetër por të bëhet në themele të reja, prej fillimit pasi që ekspertët që e kanë bërë analizën e murit kanë konstatuar që është i shkatërruar dhe i djegur dhe prandaj duhet të ndërtohet që nga fillimi.
Nuk do të thotë ti rindërtojmë të gjitha. Nëse arrijmë të ruajmë disa prej tyre kjo do të jetë shumë mirë për gjithë rajonin. Ato ne na duhen në të ardhmen, për të deshmuar për formën e jetës së popullit – jo vetëm gjatë 10 viteve të fundit, por në shekujt e kaluar”, thotë Ramush Haradinaj i cili shton se i duhet të organizoj dhe siguroj mbështetjen financiare për këtë projekt: “të zhvillosh këtë projekt vetvetiu është vështirë. Pavarësisht që puna nuk është e shtrenjtë, megjithatë, duhet mbështetje financiare, sepse njerëzit nganjëherë duhet paguar për punën e tyre. Besojmë se do të kemi mbështetjen e atyre që e kuptojnë se sa e rëndësishme është të ruhen këto vlera nga e kaluara”, thotë Ramush Haradinaj.

Deçani është i njohur për numër të madh të kullave, shumica e të cilave u dëmtuan gjatë luftës. Një prej tyre ishte xhami, por e ndërtuar në stilin e kullës tradicionale dhe e vjetër ndërmjet 120 deri 200 vjet. Hoxha i këtij lokaliteti, Murat Thaçi thotë se do të dëshironte që në vend të saj të ndërtonte një tjetër të re. Në këtë drejtim ka ndihmuar shteti i Bruneit me 150 mijë dollarë, por që janë bllokuar për shkak të kontestit me UNMIK-un.

Murat Thaqi thotë:
Xhamia do të ndërtohet në stilin e vjetër d.m.th. ne kemi parashtruar që të ndërtohet në stilin e vjetër por të bëhet në themele të reja, prej fillimit pasi që ekspertët që e kanë bërë analizën e murit kanë konstatuar që është i shkatërruar dhe i djegur dhe prandaj duhet të ndërtohet që nga fillimi.

Sali Caca shprehet për renovimin e kësaj kulle xhami: “xhamia e cila ishte në Deçan ashtu sikur edhe të gjitha xhamitë e fshatrave të rrafshit të Dukagjinit janë tipike të ndërtuara në kulla. Don të thotë, janë autoktone… vetëm ndryshojnë nga pamja e minares së tyre. Xhamia e cila ekziston në Deçan, unë mendoj që i plotëson kushtet maksimalisht për nevojat e kësaj popullate dhe do të ishte mirë që pikërisht aty të bëhet rindërtimi po në atë xhami, sepse mbetet një vlerë e së kaluarës, një vlerë me disa shekuj përpara”.

Arkitektja Behije Dashi shprehet e brengosur për faktin që gati askush në Kosovë nuk interesohet për ruajtjen e këtyre monumenteve dhe nuk tregon interesim për Institutin:
" Për situatën në Deçan, ne si institut për mbrojtjen e monumenteve të Kosovës, jemi totalisht të anashkaluar. Në Kosovë anashakalohen institutet tona. Në Kosovë veprohet në rrugë private, kështu që ne jemi të indinjuar, ne jemi shumë të pakënaqur, sepse institucionet tona të mbrojtjes anashkalohen edhe punohet me persona të tjerë privat. Ne do të bëjmë protesta edhe nëpër media, por kemi pritur deri më tash që të përmirësohet situata sepse më duket se jemi të ngarkuar pozitivisht. Mirëpo, në qoftëse edhe më tutje nuk do të respektohen institucionet tona, ne do të dalim në media edhe do ti informojmë ato se po anashkalaohemi dhe po pengohet rruga institucionale".

Në Gjakovë prefekti i qytetit i emëruar nga Kombet e Bashkuara, çeku Martin Dvorak, shfaqë brengosje për ndërlikimin e një organizate islamike të quajtur Vahabi nga Arabia Saudite, që favorizon ndërtimin e xhamive të reja në gjithë Ballkanin:
“Organizatat vullnetare arabe kanë ndikim këtu dhe preferojnë të ndertojnë xhami të reja dhe jo të rindërtojnë të vjetrat, shumica prej të cilave kanë vlera historike. Ky është një trend që ka filluar të bëhet shumë i rrezikshëm, sepse kështu shumë monumente historike nuk do të ruhen dhe me gjasë do të asgjësohen”, thotë Martin Dvorak.
XS
SM
MD
LG