Ndërlidhjet

BEJRUT


Përfaqësuesit e tre grupeve militante palestineze, Xhihadit Islamik, Hamasit dhe Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, kanë refuzuar thirrjen e liderit palestinez, Yasser Arafat, për armëpushim dhe ndërprerjen e sulmeve vetëvrasëse me bomba. Zëdhënësi i Xhihadit në Bejrut, Abu Imad Rifai, citohet të ketë thënë se askush nuk ka të drejtë ta zhveshë popullin palestinez nga e drejta e tij për vetëmbrojtje, siç e ka formuluar.
Raportohet se liderët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë duke u fshehur që t’i shmangen si forcave izraelite të sigurisë ashtu edhe atyre palestineze.
XS
SM
MD
LG