Ndërlidhjet

PRISHTINË


Paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë, thonë se vrasja mbrëmë e një ushtari britanik, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, - sipas të gjitha gjasave është aksident, sesa rezultat i ndonjë sulmi nga jashtë. Një zëdhënës i KFOR-it, koloneli Xheremi Munei, tha se ushtari britanik, i cili ishte duke bërë rojë në kishën ortodokse në afërsi të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ka qëlluar një herë të vetme në kokë, me armën e tij personale.
XS
SM
MD
LG