Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, ka bërë thirrje për reduktimin vitin e ardhshëm të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje, me të paktën një të tretën. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, lordi George Robertson, tha se ky propozim do të gjejë mbështetje në Këshillin ekzekutiv të NATO-s. “Sot po lëvizim drejt një pozicioni të ri, ku autoritetet civile po marrin më shumë përgjegjësi për drejtimin e vendeve të tyre” – deklaroi lordi Robertson.
XS
SM
MD
LG