Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet pakistaneze i kanë quajtur “provokative”, deklaratat e Indisë, se Pakistani ka sponsorizuar sulmin e javës së kaluar mbi parlamentin indian në Nju Delhi, si pasojë e të cilit u vranë 13 persona. Islamabadi zyrtar ka paralajmëruar Indinë të tregohet e kujdeshme dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim të nxituar që do të rriste tensionet mes dy fqinjëve. Sot paradite, ministri i brendshëm i Indisë, u shpreh se Pakistani kish organizuar atentatin e javës së kaluar, në përpjekje për të eliminuar politikanët më të lartë të Indisë.
XS
SM
MD
LG