Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Një lider i lartë i Hamasit, Sheikh Hassan Yossef në Bregun perëndimor ka thënë se grupi militant konsideronë të ndërpresë sulmet vetëvrasëse kundër Izraelit.Ky është prononcimi i parë që një lider i Hamasit thotë se grupi do të ndal sulmet e tilla që kur lideri palestinez Yasser Arafat në fjalimin e të dielës bëri thirrje që ti jepet fund konfliktit të armatosur me Izraelin.
Autoriteti palestinez njoftoi se ka arrestuar 15 anëtarë të forcave palestineze të sigurisë dhe ka mbyllur gjashtë zyra të grupit militant, Hamasit, në Brezin e Gazës.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit ka urdhëruar zyrtarët e sigurisë që të hapin bisedimet me zyrtarët palestinezë të sigurisë.
XS
SM
MD
LG