Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush kumtoi bllokimin e financave të dy grupeve tjera të lidhura me terrorizëm- një organizate që tha se i ka dhënë informata rreth armëve bërthamore rrjetit terrorist Al Kaida dhe grupit me bazë në Kashmir, për të cilin tha se përpiqet të shkatërrojë raportet midis Indisë dhe Pakistanit.
Georeg Bush akuzoi grupin e Kashmirit, Lashker- e Taiba, për përdorim të terrorizmit për të minuar lidhjet Indi-Pakistan.
Presidenti amerikan tha se grupi i quajtur UTN, i formuar nga një ish zyrtar i komisionit energjetik të Pakistanit, i maskuar si ent bamirësie për afganët e uritur, në realitet i ka dhënë informata për armët bërthamore al Kaidës së Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG