Ndërlidhjet

NJU DELHI


India njoftoi se nuk do t’i këmbejë provat me Pakistanin lidhur me sulmin e javës së kaluar kundër parlamentit në Nju Delhi, me gjithë thirrjet nga Uashingtoni që hollësitë lidhur me ate rast t’i ofrohen edhe Pakistanit.
Qeveria e Indisë ka akuzuar Shërbimin sekret të Pakistanit se mbështet dy grupe pakistaneze, të cilat akuzohen të kenë kryer sulmin.
Zyrtarët e Islamabadit shfaqën keqardhje për akuzat nga India, por kanë thënë se Pakistani do të shfrytëzojë forcën kundër çfarëdo inkurzioni të Indisë përtej vijës së kontrollit në Kashmirin e trazuar.
XS
SM
MD
LG