Ndërlidhjet

KABULL


Nesër merr pushtetin qeveria e përkohshme e Afganistanit e udhëhequr nga Hamid Karzai, kurse në Kabul ka arritur grupi i parë i 200 marincave britanikë si pararoje e forcës shumkombëshe paqëruajtëse.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuar për Refugjatë njofton se shumë refugjatë afganë kanë filluar të kthehen në vatrat e tyre dhe ky trend ka gjasa të vazhdojë.
Por, Qendra për Aksion kundër Minave thotë se shumë afganë ende janë të rrezikuar, ndonëse luftimet kryesisht kanë marrë fund, sepse kanë mbetur shumë mina, bomba dhe sajime tjera të pashpërthyera.
XS
SM
MD
LG