Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar ligjin me të cilin ndihma e paralajmëruar për Serbinë prej 115 milion dollarësh kushtëzohet me përmbushjen e plotë të obligimeve ndërkombëtare, para së gjithash me bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës dhe kjo ka afat deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Në tekst thuhet se Serbia duhet të zbatojë politikën e respektimit të të drejtave të pakicave dhe të sundimit të drejtësisë dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politik nga burgjet e Serbisë.
Kongresi amerikan u ka bërë të njëjtën kërkesë edhe Kroacisë dhe Bosnjë –Hercegovinës, kurse Kosova dhe Mali i Zi nuk ngarkohen me zbatim të këtij ligji.
XS
SM
MD
LG