Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka denoncuar rezolutën jo-obliguese të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila fton për mbikëqyrjen e dhunës izraelite kundër palestinezëve dhe që dënonte aktet e terrorit ndaj palestinezëve dhe izraelitëve.
Zartarët izraelitë njëherit e kualifikuan ofertën e kushtëzuar të “Hamasit”, për ndërprerjen e sulmeve vetëvrasëse me bomba si “potez taktik” për t’iu shmangur përndjekjeve nga ana e autoritetit të Yasser Arafatit.
Ndërkaq nga Gaza njoftohet se 40 njerëz janë plagosur nga shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë së autoritetit palestinez dhe anëtarëve të grupeve militante të “Hamsit” dhe “Xhihadit Islamik”.
XS
SM
MD
LG