Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq u ka bërë thirrje të gjithë të dyshuarve për krime lufte të akuzuar nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara që vullnetarisht t’i dorëzohen gjykatës së Hagës dhe të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre, por nuk ka përmendur emra.
Krahas ish- presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, Tribunali i Hagës ka akuzuar gjithashtu ish ministrin e Brendshëm të Serbisë,Vllajko Stojilkoviq, zëvendës kryeministrin, Nikolla Shainoviq, ish komandantin e armatës, gjeneralin Dragoljub Ojdaniq dhe presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviq, që akoma mban postin, që të gjithë banorë të republikës jugosllave të Serbisë.
XS
SM
MD
LG