Ndërlidhjet

logo-print

KABULL


Kryeministri i përkohëshëm i Afganistanit,Hamid Karzai ka thënë në një intervistë për rrjetin televiziv CNN se forcat e Shteteve të Bashkuara do të jenë të mirëseardhura të qëndrojnë në Afganistan derisa elementet terroriste të eliminohen nga vendi i tij, duke mos caktuar afate korrnizë.
Qeveria e re e Afganistanit në mbledhjen e parë është përqëndruar në sigurinë dhe rindërtimin e vendit, kurse kryeministri Hamid Karzai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare t’i dalë në ndihmë me miliarda dollarë.
Ndërkaq, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ahmad Favzi njoftoi se qeveria e Afganistanit, deri nga Viti i ri, do të pajiset falas me të gjithë inventarin e nevojshëm të vlefshëm 600 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG