Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Raportohet për vrasjen e një ushtari izraelit dhe plagosjen e tre të tjerëve nga të shtëna përgjatë kufirit me Jordaninë kundër një patrulle ushtarake izarelite.
Jordania mohoi çfarëdo përzierje nga territori i saj në këto incidente, kurse armata izraelite demantoi raportet e mëparshme se trupat e saj kishin kaluar kufirin në përndjekje të personave që shtinë.
Tutje në Bregun Perëndimor, tanket dhe trupat izraelite kanë bërë një inkurzion në fshatin Tamun, afër Nablusit, dhe kanë arrestuar pesë anëtarë të grupit radikal të Xhihadit Islamik.
XS
SM
MD
LG