Ndërlidhjet

XHAKARTË


Dy trena udhëtarësh janë ndeshur në ishullin qëndror Java të Indonezisë dhe kanë humbur jetën së paku 55 njerëz dhe plagosur mbi 100 të tjerë, raportojnë zyrtarët dhe mediat e atjeshme.
Numri i të vrarëve mund të jetë edhe më i madh, kanë thënë zyrtarët, sepse trenat kanë qenë përplot udhëtarë.
Shkak i fatkeqësisë ka qenë mosrespektimi i sinjalit të kuq nga njëri lokomotivist dhe ka ndodhur përplasja ballore me trenin në pritje në stacionin Brebes.
XS
SM
MD
LG