Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara po përdorin rrugët diplomatike dhe ligjore në përpjekjet për të ulur tensionimet midis Indisë dhe Pakistanit, e sekretari i Shtetit, Colin Povell, dy herë ka patur biseda telefonike me udhëhejet e tyre, duke u sugjeruar mesazhin se lufta nuk do të përfundonte mirë për asnjërën palë.
Sekretari amerikan i shtetit njëherit i ka deklaruar si organizata terroriste dy grupe militante, anti-indase, me bazë në Pakistan.
Mirpo, grupi Lashker e Taiba thotë se do të vazhdojë “luftën e shenjtë”,siç e quan, për çlirimin e Kashmirit të administruar nga India.
XS
SM
MD
LG