Ndërlidhjet

KABULL


Forcat speciale të Shteteve të Bashkuara dhe luftëtarë anti-talibanë kanë vazhduar të gjurmojnë shpellë më shpellë terroristin e dyshuar Osama bin Laden dhe pasuesit, në rajonet Tora Bora të Afganistanit, për të gjetur ndonjë gjurmë që do të sqarojë fatin e tijë.
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf tha nga fundjava se lideri i al Kaidës, me gjasë, është i vdekur dhe varrosur në ndonjë shpellë të Tora Borës.
Zëdhënësi i ministrisë afgane të Mbrojtjes tha sot se bin Ladeni është në Pakistan dhe fshihet atje nga miq të tijë, nga radhët e partis së fortë fetare “Jamiet Ulema-e-Islam”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha n; Uashington se Shtetet e Bashkuara, thjesht, nuk e dijnë nëse bin Laden është gjallë a vdekur dhe ku ndodhet, po të jetë i gjallë.
XS
SM
MD
LG