Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI/ISLAMABAD


Dy vendet fqinje me kapacitete bërthamore, India dhe Pakistani, kanë përqëndruar trupat në kufi dhe kanë vënë në gjendje gadishmërie të lartë sistemet e tyre raketore duke shkallëzuar krizën e fundit.
Liderët e dy vendeve thonë se nuk duan luftë, por janë të gatshëm për çdo sprovë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes ,Donald Rumsfeld ka thënë se tensionet në rritje midis Pakistanit dhe Indisë janë brengosje serioze dhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë patur kontakt të rregullt me Islamabadin dhe Nju Delhin ,duke u përpjekur të qetësojnë situatën.
Rusia dhe Kina, në komunikata të veçanta, thonë se janë të brengosura për shkak të tensionimeve midis Indisë dhe Pakistanit dhe ftojnë për bisedime politike midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG