Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë se ai nuk e di se ku ndodhet Osama bin Laden, porse udhëheqësi i rrjetit terrorist Al Kaida eventualisht do të sillet para drejtësisë.
Duke folur me reporterët në pronën e tij në Teksas, Bush ka thënë se ka patur shumë spekulime për vend-ndodhjen e bin Ladenit, por kjo s’është aq e rëndësishme meqë Shtetet e Bashkuara janë të sigurtë se një ditë do te kenë ate të vdekur apo të gjallë.
Presidenti ka thënë gjithashtu se aksionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat. Kjo do të marrë ende kohë, ka thënë George Bush, veçanërisht marrja në pyetje e të arrestuarve dhe ka shtuar se vendimet politike nuk do të diktojnë fushatën ushtarake.
XS
SM
MD
LG