Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI


India e ka hedhur poshtë propozimin e Pakistanit për fillimin e negociatave paqësore, për deri sa Islamabadi nuk i godit militantët që operojnë nga territori i vet.
Kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee tha se megjithatë, India do të bëjë çmos për të shmangur luftën.
Të dyja vendet kanë përqëndruar trupa ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët, pas sulmit vetëvrasës në parlamentin në Nju Delhi, për të cilin India i akuzoi dy grupe me seli në Pakistan.
XS
SM
MD
LG