Ndërlidhjet

BEOGRAD


Njëri nga liderët e shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rrugova, do të jetë ndër 200 dëshmitarët që do të thirren të japin dëshmi kundër Sllobodan Millosheviqit për akuzën lidhur me Kosovën, në gjykimin e caktuar të fillojë më 12 shkurt, kanë thënë burime të afërta me Tribunalin e Hagës për krime lufte.
Sipas listës jozyrtare, në mesin e të tjerëve që do të thirren të japin dëshmi do të jetë edhe ish- shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, patologu francez Eric Baccard, pastaj Paddy Ashdown e qytetarë shqiptarë nga Kosova, kanë thënë këto burime.
XS
SM
MD
LG