Ndërlidhjet

BEOGRAD


Burime të afërta me Tribunalin e Kombeve të Bashkuar për krime lufte kanë thënë se 200 dëshmitarë do të thirren të japin dëshmi kundër Sllobodan Millosheviqit për akuzën lidhur me Kosovën, në gjykimin e caktuar të fillojë më 12 shkurt në Gjykatën e Hagës.
Sipas listës jozyrtare, në mesin e personave që do të thirren të japin dëshmi do të jetë edhe Ibrahim Rugova, lider i LDK-së, ish- shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, patologu francez Eric Baccard, pastaj Paddy Ashdown e qytetarë shqiptarë nga Kosova, kanë thënë këto burime.
XS
SM
MD
LG