Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur arrestimin e 80 militantëve në Pakistan.
Presidenti George Bush ka thënë se goditja që lideri i Pakistanit Pervez Musharraf ua bën terroristëve paraqet hap të mirë.
Autoritetet e Pakistanit njoftuan për arrestimin e liderëve të grupeve militante Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-e-Mohammad.
Të hënën në Islamabad pritet të arrijë kryeministri britanik Tony Blair, për të zbutur tensionet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG