Ndërlidhjet

FRANKFURT


Sot në Evropë filloi shkëmbimi më i madh i valutës në histori, pas futjes në përdorim zyrtar të euros në 12 vendet anëtare të unionit.
Liderët e Bashkimit Evropian e përshëndetën aplikimin e euros si lajmëtare të një epoke të re, e cila do të sjellë prosperitet dhe siguri më të madhe, kurse Evropën do ta shndërrojë në faktor me ndikim në planin global.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA ka njoftuar se në Kosovë, ku euro do të jetë në përdorim zyrtar, vetëm brenda disa javësh nëpër llogaritë bankare janë depozituar 800 milionë marka gjermane.
XS
SM
MD
LG