Ndërlidhjet

KRAUFORD


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Toni Bler, ka diskutuar rreth rrugëve për uljen e tensioneve mes dy rivalëve bërthamorë, Pakistanit dhe Indisë. Shtëpia e Bardhë njofton se dy liderët kanë folur gjithashtu rreth udhëtimit të ardhshëm të zotit Bler në rajon.
Tensionet mes dy fqinjëve, u rindezën pas sulmit mbi parlamentin e Indisë nëNju Delhi, në muajin dhjetor, për të cilin autoritetet fajësuan militantët islamikë, që siç thonë ata, sponsorizohen nga Islamabadi. Konflikti 50 vjeçar mbi Kashmirin, u ka kushtuar deri tani Indisë dhe Pakistanit, tre luftra.
XS
SM
MD
LG