Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Trupi i pa jetë i një serbi është gjetur nën urën e një fshati të Zubin Potokut, pasditen e së mërkurës,- bënë të ditur sot burime të policisë në Prishtinë. Nuk dihet nëse shkak i vdekjes së viktimës, të cilës i është konstatuar një plagë në kokë, ka qenë rrëzimi aksidental apo lëndimi nga një person tjetër. Identiteti i të vdekurit nuk është bërë i njohur, por zyrtarë të policisë së UNMIK-ut thonë se autopsia do të kryhet në spitalin e Mitrovicës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së personit.
XS
SM
MD
LG