Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Agjencitë për ruajtjen e rendit anembanë Amerikës që të jenë vigjilente për shkak të sulmeve të mundshme terroriste së paku edhe gjatë dy muajve të ardhshëm.
FBI-ja ka zgjatur gatishmërinë e saj deri në 11 mars, kur mbushen gjashtë muaj nga sulmet e 11 shtatorit.
Zëdhënësit e Agjencisë për sigurinë e vendit thonë se zgjatja e gatishmërisë bazohet në nivelin e lartë të vazhdueshëm të informatave për kërcënime të përgjithësuara.
XS
SM
MD
LG