Ndërlidhjet

KABUL


Kërkimet për udhëheqësin shpirtëror taliban, Mullah Mohamed Omar, kanë vazhduar ndërsa raportet më të fundit sinjalizojnë se ai ka arritur t’i shpëtojë rrethimit e të ikë me motoçikletë drejt një destinacioni të panjohur. I dërguari i ri i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Zalmai Khalilzad, i cili mbërriti paradite në Kabul, konfirmoi se fushata e bombardimeve ajrore amerikane nuk do të ndalet derisa të plotësohen të gjithë objektivat e Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG