Ndërlidhjet

PRAGË


Rreshjet e forta të dëborës dhe i ftohti kanë paralizuar aktivitetet në pjesën më të madhe të Europës. Turqia, Greqia dhe Bullgaria kanë shpallur gjendjen e emergjencës, kurse ngricat i kanë bërë të pakalueshme disa rrugë në veri të Shqipërisë dhe Rumanisë. Komunikimi mes shumë fshatrave në Greqi është ndërprerë dhe automjetet janë bllokuar prej 20 orësh në aksin Athinë – porti i Selanikut. Pjesë të lagunës së Venecias gjithashtu kanë ngrirë, ndërsa aeroportet në Kalabri dhe Athinë janë mbyllur.
XS
SM
MD
LG