Ndërlidhjet

PRISHTINË


Batalioni i 40-të i Mjekësisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës organizon sivjet për 200 pacientë kosovarë shërimin në qendrat spitalore italiane, ndërsa prioritet do t’u jepet të sëmurëve me diagnozë të rëndë e kryesisht fëmijëve – lajmërojnë eprorë të TMK-së. Deri tani në Zyrën për Evakuimin e Pacientëve kanë parashtruar aplikacionet rreth 450 individë. Zyra për Evakuimin e Pacientëve, u ka bërë thirrje të gjithë aplikantëve, që të lajmërohen në batalion deri më 30 janar për të verifikuar lëndën e tyre dhe për të shqyrtuar problemin e dokumenteve të udhëtimit.
XS
SM
MD
LG