Ndërlidhjet

CETINË


Pasuesit e dy kishave rivale në Mal të Zi të ndarë nga kordone të policisë, shkrepën rafalle armësh në ajër derisa ishin tubuar në Cetinë në vigjilje të Kërshëndellave Ortodokse, por incidente nuk pati.
Dy Kishat, ajo zyrtare ortodokse serbe dhe ajo ortodokse malazeze, nuk pajtohen për ardhmërinë e Malit të Zi. Kisha Malazeze do pavarësinë e republikës nga federata jugosllave, kurse kisha serbe do që Mali i Zi të mbesë në federatë me Serbinë.
XS
SM
MD
LG