Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Forcat paqeruajtëse në Kosovë, kanë rritur masat e sigurisë dhe patrullimet në Dardanë, ish-Kamenicë, ku një serb humbi jetën dje nga një shpërthim në dyqanin e tij. Ora policore që ishte në fuqi në qytezë prej mesnatës deri në pesë të mëngjesit, është zgjatur për gjashtë orë më shumë - bëri të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Dez Sllejvën.
Sllejvën e cilësoi incidentin “një akt të mbrapshtë e mjeran”. Komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë, gjenerali francez Marsel Valentë, e ka dënuar gjithashtu aktin e vrasjes në Dardanë përmes një komunikate, ku mes të tjerash bëhet thirrje për rikthimin e qetësisë gjatë sezonit të Krishtlindjeve Ortodokse.
XS
SM
MD
LG