Ndërlidhjet

SHTAJNER:"POSTI I KRYEADMINISTRATORIT TE KOSOVES ESHTE NJE SFIDE"


JOLYON NAEGELE


Kancelari gjerman Gerhard Shreder sonte pritet te bisedoj me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan ne tentimin per te emruar ish keshilltarin e tij te politikes se jashtme Mihal Shtajner si kryedaministrator te Kosoves.
Norvegjia, Spanja dhe Italia jane duke bere perpjekje qe edhe ato te hyjne ne gare me kandidatet e tyre.
Por, Gjermania eshte kontribuesi me i madh ekonomik ne Kosove dhe sipas disa burimeve te radios Evropa e Lire, ky post eshte rezervuar per kandidatin e saj, perkatesisht Mihail Shtajnerin.
Zoti Shtajner nuk ka bere komente zyrtare lidhur me njoftimet gazetareske sipas te cilave ai eshte favorit.
Ne intervisten per radion Evropa e Lire ne kete teme ai thote:
“Nuk do te bej komentime, sepse eshte ceshtje e Kofi Ananit te marre vendimin. Sot kancelari Shreder do t’i beje nje ftese per bisede Kofi Ananit. Joshka Fisher tashme ka biseduar me te. Sa di une per kete ide ekziston nje mbeshtetje e gjere”, ka thene Mihal Shtajner.
Ai ne vazhdim ka shtuar se eshte duke tentuar te bind veteveten se emrimi si perfaqesues special i Kombeve te Bashkuara per Kosoven do te ishte nje sfide:
“Ideja per te bere dic praktike, qe mund te rezultoj me ndryshimin e realitetit ne teren eshte gje qe gjithnje e kam deshiruar. Une gjithnje kam bere gjera te tilla ne Bon dhe Berlin dhe pastaj diku ne teren. Rrjedhimisht, nuk them se kjo eshte dic qe nuk do te me interesonte”.
Shtajner ka shtuar se para doreheqjes se Hans Hakerupit, kancelari Shreder dhe ministri i jashtem Fisher i kishin ofruar atij nje post te lart ne kierakine e ambasadoreve.
Shtajner ka refuzuar te thote nese preferon me shume kete post te lart ambasadori ose te kryedministratorit te Kosoves. Ne vend te kesaj Shtajner pohon:
“Eshte qeshtje per te cilen do te vendos Kofi Anan dhe ai duhet te vendos se cfare deshiron”.
Ai me kete rast ka pergenjeshtruar raportet gazetareske sipas te cilave kandidat per postin e kryedamnistratorit te Kosoves mund te jete nje gjerman tjeter, perkatesisht ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali i pensionuar Klaus Reinhard.
“Kemi te bejme me administrimin civil dhe me ceshtjet e statusit te ardhshem. Pra, me pare eshte nje angazhim politik dhe diplomatik dhe jo ushtarak. Rejnhardin e njoh shum mire dhe ai eshte nje njeri i mire, por nuk besoj se qeveria gjermane, kancelari Shreder dhe Joshka Fisher, mendojne se kemi te bejme me nje ceshtje ku aspekti ushtarak duhet te theksohet”.
Ai ka vene ne pah se pozicioni i perfaqesuesit special te Kombeve te Bashkuara shkon pertej administrimit te Kosoves dhe te 2 milion banoreve te saj.
“Kosova gjithsesi eshte berthama qe duhet te drejtohet me nje makineri te madhe prej me se 5 mije vetave. Por, ceshtje esenciale eshte raporti ndermjet te gjitha ketyre ish – republikave ose shteteve dhe mandati per statusin e tyre”.
Ndryshe Mihal Shtajner gjate dekades se fundit ka qene i involvuar shume ne ceshtjet e Evropes Qendrore dhe Juglindore. Eshte 52- vjeqar dhe karieren diplomatike e ka filluar ne vitin ‘81 pasi i kishte perfunduar studimet e drejtesise. Ka qene i nderlikuar ne zhvillimet ne Bosnje dhe Kroaci ne periudhen ‘91- ‘95, ndersa pas Marreveshjes se Dejtonit eshte emruar ndihmesi i pare i perfaqesuesit te Bashkesise Nderkombetare Karl Bildt. Supozohej se ai do te zevendesonte Bildtin, por ish kancelari gjerman Helmut Kol dhe ministri i Jashtem, Klaus Kinkel mendonin se bashkesia nderkombetare ne Bosnje ishta para deshtimit dhe rrjedhimisht nuk mbeshteten kandidaturen e tij.
Pas fitores se socialdemokrateve ne zgjedhjet parlamentare kancelari i ri Gerhard Shreder kishte emruar Mihal Shtajnerin keshilltar te tij per politike te jashtme dhe ceshtjet e sigurise.
Nje diplomat qe ka sherbyer ne Sarajeve Mihal Shtajnerin e ka cilesuar si diplomat shume te perkushtuar.
“Pavarresisht qe nganjehere mund te jete i veshtire per bashkepunim ai eshte njeri qe punon 24 ore pa nderprere”, thote ky burim diplomatik duke e pershkruar personalitetin e Mihal Shtajnerit.

XS
SM
MD
LG