Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forcat paqeruajtëse në Kosovë, kanë shtuar patrullimet në Dardanë, ish-Kamenicë, ku një serb humbi jetën dje nga një shpërthim, si dhe kanë rritur masat e sigurisë në Mitrovicë, ku turma serbësh sulmuan në fundjavë katër policë të UNMIK-ut dhe i vunë zjarrin automjetit të tyre. Ndalim-qarkullimi që ishte në fuqi në Dardanë edhe më parë, është shtrirë nga ora gjashtë e pasdites deri në pesë të mëngjesit - bëri të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Dez Sllejvën.
Sllejvën e cilësoi incidentin “një akt të mbrapshtë e mjeran”. Komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë, gjenerali francez Marsel Valentë, e ka dënuar gjithashtu aktin e vrasjes në Dardanë përmes një komunikate, ku mes të tjerash bëhet thirrje për rikthimin e qetësisë gjatë sezonit të Krishtlindjeve Ortodokse.
XS
SM
MD
LG