Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Ministri i Shtetit për luftën kundër korrupsionit, Ndre Legisi, ka bërë publike sot shkarkimet e para në administratën e kryeministrisë, lidhur me tenderin e pasaportave të Republikës së Shqipërisë. Legisi ka komunikuar lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Prokurorive Publike, Arben Prifti dhe drejtorit të Agjencisë së Kontrollit të Brendshëm Administrativ në Qeverinë shqiptare, Artan Gjylbegu. Akuzat për korrupsion në tenderin e pasaportave, nga i cili shteti ka pësuar dëm në vlerën 280 mijë dollarë amerikanë, janë formuluar prej disa muajsh nga shtypi shqiptar dhe opozita.
XS
SM
MD
LG