Ndërlidhjet

BEOGRAD


Disa qindra punonjës të Beogradska Bankës, Beobankës, Jugobankës dhe Investbankës, vazhdojnë të protestojnë kundër vendimit të drejtorit të Bankës Kombëtare Jugosllave, Mlladen Dinkiç, për mbylljen e katër institucioneve debitore. Udhëheqësit e Unionit Sindikalist të Bankave, apeluan sot tek presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, që të ndalë atë çfarë ata e quajtën “terapi e shokut” duke paralajmëruar për efektet sociale të përzënies nga puna të 8 mijë e 500 punonjësve.
XS
SM
MD
LG