Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka vërtetuar se dyqanxhiu serb, që u vra në Kamenicë në vigjilje të Kërshëndellave Orthodokse, humbi jetën nga manipilimi i gabuar me granatën e vet, e jo nga ndonjë shpërthim i kurdisur, siç pandehej fillimisht.
Zëdhënësi Barry Fletcher ka thënë se shpërthimi ndodhi të shtunën kur viktima kishte manipuluar gabimisht me granatën brenda shitores së tij para se të fillojë pazarin.
Vdekja e tij pat shkaktuar protesta të politikanëve serbë të Kosovës dhe autoriteteve të Beogradit.
XS
SM
MD
LG