Ndërlidhjet

KABUL


Liderë të Afganistanit janë dakorduar se fushata e Bombardimeve e aviacionit të Shteteve të Bashkuara duhet të vazhdojë,që plotësisht të shpartallohen mbeturinat e terrorizmit dhe të nxirren para drejtësisë,duke shtuar se bombardimet duhet të kordinohen më mirë me qeverinë e Kabulit.
I deleguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Zalmay Khalilzad tha në Kabul se duhet të vazhdojnë bombardimet me qëllim të parandalimit të grupeve terroriste dhe luftëtarëve të mbetur talibanë që të rigrupohen.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që bombardimet të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur, por ka shtuar se Uashingtoni është i vendosur që ta ndërpresë kthimin e kaosit në Afganistan.
Ndërkaq zyrtarët e qeverisë së kabulit njoftuan se atyre u ishin dorëzuar vullnetarish tre ish ministra talibanë që nga rënja e Kandaharit.
XS
SM
MD
LG