Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe ushtruesi i detyrës së shefit të UNMIK-ut para sesionit të nesërm të Kuvendit të Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të bashkëpunojnë dhe sa më parë që është e mundur të zgjedhin presidentin e Kosovës dhe të formojnë Qeverinë.
“Shtetet e Bashkuara tani presin nga përfaqësuesit e zgjedhur që të mos lëshojnë Kuvendin, por të paraqiten në mënyrë demokratike dhe të japin votën në garat presidenciale”, thuhet në Komunikatën e shefit të Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Ambasadori John Menzies tërheq vëmendjen se “ajo që tani rrezikohet në Kosovë është procesi demokratik e jo vetm fati i akcilit kandidat”.
XS
SM
MD
LG