Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta është dakorduar që të ballafaqohet me votëbesimin nga Partia Socialiste për shkak të turbulencave politike që kanë ngujuar për muaj të tëra punët e qeverisë.
Ilir Meta ka sugjeruar se votëbesimi ka rëndësi kritike sepse mosmarrëveshjet brenda partiake janë nxehur aq shumë sa që ai s’ka mundësi të ushtrojë detyrën.
“Insistoj që anëtarët e partisë të thonë se çfarë mendojnë për mua si kryeministër”, ka thënë Ilir Meta.
XS
SM
MD
LG