Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i punëve të Brendshme të Indisë, thotë se vendi i tij nuk është i bindur se Pakistani po ndërmerr veprimet e duhura për neutralizimin e militantëve anti-indianë.
Advani u shpreh gjatë bisedimeve në Uashington, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kolin Pauell, se dorëzimi i 20 aktivistëve myslimanë, të cilët India i konsideron terroristë, mund të jetë një hap i sinqertë dhe vendimtar për asnjanësimin e grupeve terroriste që operojnë në Pakistan.
Pauell, nga ana e tij, ka njoftuar se planifikon të vizitojë javën e ardhshme Indinë dhe Pakistanin, në përpjekje për të qetësuar raportet mes dy fqinjëve rivalë.
XS
SM
MD
LG