Ndërlidhjet

PRISHTINË


Diplomati francez Pascal Fieshi është emëruar udhëheqës i ri i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe pritet t’i bashkohet OSBE-së javën e ardhshme. Diplomati francez zëvendëson Dan Everts, i cili udhëhoqi Misionin e OSBE-së në Kosovë nga viti 1999 deri në fund të vitit 2001.
Me një karrierë të gjatë diplomatike në ambasadat franceze në Ukrainë, Athinë, Pragë, Shën Petërburg, Kanberrë dhe Moskë, Fieshi ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në negociatat për Aktin Final të Helsinkit- dokumentit themeltar të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që në vitin 1994 u transformua në OSBE.
XS
SM
MD
LG