Ndërlidhjet

NJU DELHI


Shefi i ushtrisë së Indisë thotë se situata ushtarake me Pakistanin, mund të nxisë një luftë të kufizuar konvencionale mes dy vendeve. Gjenerali Sundergjan Padmanaban tha se India po përgatitet që të kundër-përgjigjet nëse Pakistani përdor armë bërthamore, por kjo shtoi ai, do të ishte me pasoja katastrofale për rajonin. Padmanaban tha gjithashtu se Islamabadi duhet të ndërmarrë masa energjike kundër militantëve islamikë anti-indianë, që besohet se operojnë në territorin e Pakistanit. Komentet pasojnë një incident në Kashmir, ku trupat indiane vranë në një shkëmbim zjarri shtatë militantë islamikë.
XS
SM
MD
LG