Ndërlidhjet

SINGAPOR


Qeveria e Singaporit, njofton se 13 persona janë ndaluar muajin e kaluar për aktivitete të dyshuara terroriste si dhe planifikim të detajuar të një sulmi kundër personelit ushtarak dhe flotës amerikane më veri të vendit. Autoritetet i kanë gjetur njërit prej të arrestuarve një listë me emrat e 200 kompanive amerikane, që mund të ishin objektiva potenciale. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, tetë nga të ndaluarit kishin vizituar kampe stërvitorë të Al-Kaidës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG