Ndërlidhjet

PRAGË


Agjensia ndërkombëtare e lajmeve AP, raportoi sot se guerrilasit e shpërndarë shqiptarë të ish UÇK-së kanë paralajmëruar se do të rigrupohen dhe riaktivizohen, pasi siç thuhet, “qeveria ka injoruar marrëveshjen e paqes”. Komente të afërta kanë bërë edhe autoritetet e Shkupit, të cilat kanë sinjalizuar se në pranverë mund të shpërthejë një qark i dytë konflikti mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasve. Në prononcimin për radion “Europa e Lirë”, lideri i ish UÇK-së, Ali Ahmeti, i ka quajtur të tilla deklarata thjesht terror psikologjik mbi qytetarët e Maqedonisë. Ahmeti theksoi se vëmendja tani duhet përqëndruar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
XS
SM
MD
LG